Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka vazhduar me aktivitete e saj në aspekt të sensibilizimit, duke mbajtur ligjërata në shkolla të ndryshme në gjithë territorin e Republikës së Kosovës

Në këtë rast DHTQNJ në bashkëpunim me ministrin e arsimit shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, e po ashtu bashkëpunim me drejtoritë komunale te arsimit si dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës, gjatë kësaj jave ka mbajtur ligjërata në shkolla të komunave të ndryshme si: Prishtinë, Leposaviq, Drenas, Podujevë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, dhe F. Kosovë me pjesëmarrës nxënës dhe mësimdhënës të komuniteteve të ndryshme.
Pjesëmarrësve u janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese si fletore, lapsa, çanta etj.
Aktivitete të tilla do vazhdohen edhe ditëve në vijim në shkolla dhe komuna tjera, njëherit falënderojmë të gjithë për bashkëpunimin e në veçanti nxënësit për interesimin e tyre dhe punimet që kanë bërë me tematikën e trafikimit me njerëz.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje