Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin me mallëra

Prishtinë, më 10 korrik 2023
Policia e Kosovës, njësia për kontrollë kufitar me datë 10.07.2023 rreth orës 13:30 në Pikën kufitare në Merdare, për kontroll të vijës së dytë ka selektuar Autoambulancën me targa vendore të cilën e ngiste personi I.I M/K.
Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme(gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi.
Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje