Për nder të përfundimit të vitit kalendarik 2024, rezultateve dhe sukseseve që ka arritur Policia e Kosovës gjatë vitit, organizoi një aktivitet të veçantë me vetë-participim nga vet pjesëtarët e saj.
Gjatë këtij eventi të ngrohtë dhe solidar, ku mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, u mblodhën fonde për të mbështetur SOS Fshatrat e fëmijëve të Kosovës dhe për të sjellë gëzim tek ata që kanë më shumë nevojë. Donacioni i mbledhur dhe i dhuruar arriti shumën prej 3235 Euro.
Atmosferë festive, bashkëpunim i mrekullueshëm dhe një qëllim humanitar, këto janë fjalët që përmbledhin këtë aktivitet të veçantë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe kontribut dhënësve për zemërgjerësinë e tyre. Së bashku, ndërtojmë një komunitet më të fortë!