Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit po e vazdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidentrve”
Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit edhe sot me 11 qershor 2021 po vazdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.
Pjesë e këtij plani përveq kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sotë ka pasë kontrolle edhe me përdorimin e dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtjeje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë rregullat dhe normat ligjore.
Gjatë ditës së sotëme Policia e Kosovës (PK) njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit kanë vazhduar kontrolle të shtuara në dy rrugë rajonale: në rrugën ” Gjilan – Prishtinë” dhe “Gjilan -Kamenicë”, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptu nëntë (9) fletë paraqitje kundëvatëse.
Policia e Kosovës (PK) do ti ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit.