Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Policia e Kosovës në Kamenicë ka vazhduar aktivitetet bashkë me KLSP-të në interes të qytetarëve të vet”

Me 17 qershor 2021, në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policia në Komunitet” u mbajt takimi i radhës i KLSP -së në fshatin Roganë (Rogaçicë) të Kamenicës.
Në takim janë diskutar temat si:
1. Siguria në zonën e përgjegjësisë
2. Aplikacioni “Lajmëro Policinë”
dhe tema të tjera të rëndësishme.
Anëtarët e KLSP-së u pajisen me broshura informuese rreth aplikacionit “Lajmëro Policinë” ku u zotuan që do t’i përcjellin edhe në komunitet këto informata.
Gjendja e sigurisë në pergjithësi si dhe siguria në shkolla u vlerësua e kënaqshme.
Nga ana e kompetentëve nga KLSP, u zotuan se do të veprojnë në bazë të planit tê veprimit me tri ekipe aktive.
Pas takimit, qytetarëve të rastit u janë shpërndarë disa broshura informuese si dhe i kemi udhëzuar për perdorimin e Aplikacionit.
Policia e Kosovës punon dhe vepron në vazhdimësi në të mirën e qytetarëve të vet.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje