Me 27 korrik 2021 nga ora 10:00 ,Policia e Kosovës , Njesiti policia në komunitet e stacioni policor në Gjilan në vazhdën e implementimit të strategjisë “Policia në Komunutet” ne bashkepunime me Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Komuna e Gjilanit kanë realizu sot një aktivitet për shperndarjen e broshurave me këshilla përcjellse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve e sidomos tani kur po mbretron moti i nxeht.
Këto broshura janë shpërnda në qytetin e Gjilanit dhe gjatë komunikimit me qytetaret ata janë këshilluar edhe verbalisht për kujdesin e shtuar me qellim të mbrojtjes së ambientit dhe pasurive materiale nga përhapja e zjarreve.
Poashtu qytetarët janë inkurajuar për të denoncuar ata që ndezin zjarre në ambiente të hapura si në pastrimin e arave, livadheve etj , ku zjarret mundë të dalin jashtë kontrollit .
Që nga janari i vitit 2021 janë raportuar gjashtë raste të zjarreve ku në dy raste të veqanta janë ngritë kallxime penale për personat që janë identifiku si të dyshuar për “Zjarrëvënje”,.
Policia e Kosovës apelon dhe thrret qytetarët që në as një formë mos të ndezin zjarre në ambiente të hapura, sepse përveq ndotjes shpeshëher është rreziku edhe jeta dhe prona e qytetarve.