Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me CSSP-në, trajnon 21 zyrtarë policorë

Prishtinë, më 27 qershor 2023
Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së nivelit të kryerjes së detyrave policore, në vazhdimësi organizon trajnime të ndryshme për pjesëtarët e saj, trajnime që kontribuojnë në avancimin dhe ngritjen e profesionalizmit si operativ ashtu dhe administrativ.
Departamenti për Burime Njerëzore, në kuadër të PK-së, respektivisht Divizioni i Trajnimeve, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrues – CSSP-së, ka realizuar trajnimin e parë për trajner (TOT) në ndërmjetësim dhe aftësi komunikimi për zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Pjesë e këtij trajnimi kanë qenë gjithsej 21 (njëzet e një) zyrtarë policorë, nga të gjitha regjionet e Kosovës, ku përmes këtij trajnimi pjesëmarrësve iu mundësua nxënia dhe praktikimi i aftësive dhe shkathtësive të reja, si trajnerë në promovimin dhe përdorimin e teknikave të ndërmjetësimit në zgjidhjen e kontesteve gjatë angazhimeve të tyre profesionale në baza ditore si: Policimi në Bashkësi, detyrave të njësive patrulluese si dhe detyrave administrative në PK.
Policia e Kosovës ka bashkëpunuar për më tepër se 7 (shtatë) vjet me CSSP, e cila e ka mbështetur Policinë e Kosovës në ofrimin e trajnimit për ndërgjegjësim dhe për përdorimin e qasjeve dhe teknikave të ndërmjetësimit për më tepër se 180 zyrtarë policorë në tërë Kosovën.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje