Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës ndërmerr veprime hetimore për shkelje ligjore në Regjistrin Civil, një person ndalohet për 48 orë në Gjilan

Prishtinë, më 22 prill 2025
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile.
Hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil.
Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt.
Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore.
Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet përkatëse do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore të nevojshme.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje