Me 18.09.2024 rreth orës 19:00 në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë, nga Policia e Kosovës ishte ndaluar vetura me targa vendore të cilën po e drejtonte shtetasi mashkull kosovar, e njëjta është proceduar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit në bashkëveprim me Doganën e Kosovës. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.