Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës mirëpret në një vizitë mbi 100 fëmijë

Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, në kuadër të aktiviteteve edukative dhe informuese, pritën në një vizitë rreth 140 nxënës dhe mësimdhënës të një shkolle.
Kjo vizitë u realizua në objektet e Policisë së Kosovës respektivisht në stacionin policor Qendra në Prishtinë dhe me këtë rast fëmijët përveq pyetjeve të shumta që kanë pasur për zyrtarët policor të cilët ndër të tjera u kanë shpjeguar atyre se edhe si mund të mbrohen ata dhe nga rreziqet e mundshme, si aktivitet shtesë fëmijët kanë ndjekur një film vizatimor të shkurtër në lidhje me rolin e Policit.
Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e fëmijëve me punën e policisë dhe rëndësinë së saj, po ashtu të njëjtit patën mundësinë të mësojnë për rolin e policëve në ruajtjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë, si dhe për pajisjet e përdorura gjatë punës së përditshme policore si vetura, motorë etj…
Fëmijët mësuan gjithashtu se si mund të komunikojnë me policinë në raste emergjente dhe rëndësinë e ndihmës që ofrojnë ata për qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje