Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës mbanë Konferencën Ndërkombëtare të Teknikës Kriminalistike

Me datë 15 dhe 16.10.2024 Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria e Teknikës Kriminalistike të PK-së nën mbështjetjen dhe bashkëpunimin e nga projekti HAPE i Bashkimit Evropian ka organizuar konferencë dy ditore me ku pjesmarrës ishin përfaqësues nga Policia Italiane, Policia e Maqedonisë së Veriut, Instituti i Policisë Shkencore të Shqipërisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Agjensioni Kosovar i Forenzikës si dhe nga Mjekësia Ligjore e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj konference janë bërë prezantime të punës nga fusha e teknikës kriminalistike ku janë paraqitur disa nga metodat me të cilat trajtohen rastet si ; njohja e fytyrës dhe identitetit, paraqitja e përgjithshme e punës në sektorin e balistikës dhe sistemit evofinder, trajtimi i rasteve të eksplozivëve dhe hetimet pas shpërthimit etj.
Po ashtu janë realizuar prezantime edhe për çështjet e trajtimit të rasteve në aspektin e forenzikës që i përkasin fushës së teknologjisë siç janë janë; ekspertiza e teknikës kriminalistike në fusha dhe paisje të ndryshme teknologjike.
Policia e Kosovës përmes konferencave ndërkombëtare dhe trajnimeve të ndryshme synon zhvillimin dhe avancimin profesional në fushën e teknikës kriminalistike si dhe bashkëpunimin e ndërsjellt me institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, njëkohësisht PK falënderon përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit nga projekti HAPE nga Bashkimi Evropian për përkrahjen dhe mbështetjen e kësaj konference.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje