Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës mban punëtori për zbatimin e strategjisë së integruar ”Policia e drejtuar nga intelegjenca dhe Policia në bashkësi”

Prishtinë 23 dhjetor 2021,
Policia e Kosovës nën mbështetjen dhe përkrahjen e OSBE-së, organizuan punëtorinë e fundvitit për “Zbatimin e Strategjisë së Integruar Policia e Drejtuar nga Intelegjenca dhe Policia në Bashkësi për Planin e Veprimit 2021-2025”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i të arriturave për këtë vit të parapara sipas planit të veprimit, në të cilën morën pjesë stafi i lartë i Policisë së Kosovës nga niveli qendror dhe ai lokal, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, përfaqësues të OSBE-së, ICITAP-it, përfaqësues të projektit “NICO” (i mbështesin reformat e PK-së) dhe UNDP-së.
Përveq prezantimit të të arriturave të kësaj periudhe kohore, nga kjo punëtori synohet vazhdimi i mëtejm i koordinimit dhe implementimit të planit të veprimit të kësaj strategjie, e cila ka për qëllim të avancojë sistemin e integruar të intelegjencës përmes qasjes së përgjithshme proaktive dhe bashkëkohore të policimit në bashkësi në dy nivelet e organizimit të Policisë së Kosovës.
Kjo punëtori rezultoi me diskutime interaktive dhe vlerësimin e përgjithshëm në realizimin dhe plotësimin me sukses të objektivava për këtë periudhë kohore, si dhe vazhdimin e implementimit dhe zbatimit të objektivave për periudhën e viteve në vijim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje