Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës mban ligjëratë vetëdijësuese për “Dhunën në familje dhe dhuna ndaj fëmijëve” në dy shkolla të komunës së Fushë Kosovës

Policia e Kosovës, respektivishtë Sektori për Dhunë në Familje dhe zyrtarë nga stacioni policor në Fushë Kosovë në kuadër të fushatës 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore, ka mbajtur ligjerat vetëdijësuese për “Dhunën në familje dhe dhuna ndaj fëmijëve” në dy shkolla të komunës së Fushë Kosovës, ku kanë marrë pjesë 112 nxënës të ciklit fillor, nga klasët e VI deri në të IX.

Përmes këtyre ligjëratave Policia e Kosovës ka njoftuar pjesëmarrësit për pasojat që sjell dhuna në familje, si dhe ka bërë thirrje nxënësve që të raportojnë dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore, në numrat pa pagës; 192, 080019999, ose përmes adresës elektronike [email protected], si dhe përmes aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”

Ne fund të ligjëratave janë shpërndarë fletushka vetëdijësuese për dhunën në familje.

 
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje