Policia e Kosovës me përkrahjen e OSBE-së, (misioni në Kosovë) dhe Qeverisë zvicrane /Ambasadën e Republikës së Zvicrës në Kosovë, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionierit për Gjuhë- në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka zhvilluar dhe ka përgatitur për zyrtarët e saj një aplikacion për telefona celularë, të quajtur “VOICE App” në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht si dhe doracakun dygjuhësorë, mjete këto, të cilat do ta lehtësojnë komunikimin me qytetarët kurdo që është e nevojshme si dhe do t’i mundësojnë Policisë së Kosovës të fuqizojë bashkëpunimin me qytetarë edhe më tutje.
Qëllimi i lansimit të këtij aplikacioni është lehtësimin i kontaktit të përditshëm mes qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, gjë që tregon për përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në respektim dhe zbatim të të drejtave të njeriut si dhe përmbushjen e vizionit të Policisë së Kosovës dhe menaxhmentit të lartë për krijimin e një ambienti të sigurt si dhe të zbatimin të ligjeve të aplikueshme për qytetarët të cilëve iu shërben.
Komunikimi është bazë për krijimin e lidhjeve të forta me komunitetin dhe forcimin e besimit të ndërsjellë dhe partneritetit me qytetarë.
Policia e Kosovës është e përkushtuar të zhvillojë projekte të cilat përmes komunikimit efektiv me qytetarët e Kosovës mundësojnë ofrimin e shërbimeve kualitative si dhe fuqizojnë bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitet.