Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës inicion dy raste, një për “Kalim të paautorizuar të kufirit – Tentim”, dhe tjetri për “Kontrabandë me mallra”

Prishtinë, më 27.05.2024
1. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të kufirit pas një pune intensive operative dhe hetimore sot me datë 27.05.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Koshuticë, K.K. Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë (5) automjete të ndryshme në të cilat kishte mallra, mjete bujqësore të përmendura si në vijim:
– Motorë (kultivator); trembëdhjetë (13) copë,
– Kositëse për bari të mëdha (mullqera) gjashtë (6) copë,
– Freza bujqësorë tri (3) copë,
– Shata për freza dyqind (200) copë,
– Motosharrë dore një (1) copë,
– Moto-kultivator një (1) copë,
-Motoçikletë me katër rrotë për fëmijë një (1) copë.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit – Tentim”, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt.
2. Në një rast tjetër disa orë më herët patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, K.K. Podujevë, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet (20) metra kub dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa).
Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje