Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës identifikon një vend ku po kultivoheshin bimë narkotike

Prishtinë, më 29 korrik 2024
Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve të shtuara, gjatë implementimit të një plani operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit – Komuna e Deçanit në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.
Me datë 29.07.2024 njësitet e specializuara kufitare së bashku edhe me njesinë e antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 sera, në të cilat kishin qenë të mbjellura bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se ishin djegur nga persona të dyshuar.
Në bazë të shikimit të vendit të ngjarjes dyshohet se kanë qenë të mbjellura rreth 300 bimë narkotike të madhësisë nga/deri në 1-2m gjatësi.
Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale si në vijim:
• Mostra të bimëve narkotike,
• Një (1) armë AK – 47 me 32 copë fishekë,
• Një (1) fishekë i kalibrit për armë të gjuetisë etj.
Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.
Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre.
A place identified by Kosovo police where narcotic plants were being cultivated
Prishtinë, 29 July 2024
After increased commitments, during the implementation of an operational plan through technological equipment, in the mountain of Roshkodol – Municipality of Deçan in a deep mountainous area, Kosovo Police located a place where it was suspected that narcotic plants were being cultivated.
On 29.07.2024, the specialized border units, together with the anti-drug unit, went to the suspected location, where 4 greenhouses were found at the scene, in which suspected marijuana-type narcotic plants had been planted, which were allegedly burned by suspected persons.
Based on the inspection of the scene, it is suspected that around 300 narcotic plants of the size from/up to 1-2m in length were planted.
Regarding the case, the relevant units at the scene have received the following material evidence:
• Samples of narcotic plants,
• One (1) AK-47 weapon with 32 cartridges,
• One (1) cartridge of hunting weapons, etc.
The material evidence of narcotic plants that remained unburned, after consultation with the relevant prosecutor, were destroyed at the scene, while after consultation with the competent prosecutor, the case was initiated for the offences “Cultivation of narcotic plants” and “Unauthorized possession of weapons and ammunition.”
In relation to the case, since the area is located near the border, the Border Police of the Republic of Albania and Montenegro were also contacted, which have activated their units in the respective areas of their countries.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje