Prishtinë, më 22 shkurt 2021,
Me datë 19.02.2021 zyrtari policor G.B. deri sa ka qenë ne detyrë në Stacionin Policor Kufitar Kullë, rreth orës 23:45 gjersa ishte në patrullë në këmbë në afërsi të një kompanie të sigurimeve, në rrugë ka vërejtur një kuletë. Pas njoftimit të mbikëqyrësit të tij dhe gjatë verifikimit, është konstatuar se në kuletë gjenden: letërnjoftimi i qytetarit me inicialet A.F, Komuna Skenderaj , Leja e vozitjes dhe të holla 2 x 500 Euro , 1x 100 Euro , 2 X50 Euro dhe 780 Denar të Maqedonisë veriu.
Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet policore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vejnë kontakt me pronarin i cili ka ardhur në Stacionin Policor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet.
Qytetari – pronari i kuletës ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur mirënjohje të larta për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit.