Policia e Kosovës godet rrjetin e shpërndarjes së drogës në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar
Prishtinë, 13 shkurt 2025
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Regjionin e Prishtinës, pas hetimeve operative dhe informacioneve të pranuara për aktivitetin e dyshuar kriminal të personit me iniciale (A.B,) ka realizuar me sukses një operacion policor në lagjen Muhagjerët, me c’rast janë ndaluar dy persona dhe një veturë.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari A.B janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuan në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gram marihuan të gatshme për shitje. Në veturën e personit të dytë, Sh.I, është gjetur një paketim i vogël me 1 gram marihuan.
Pas urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është kryer kontroll edhe në banesën dhe bodrumin e të dyshuarit A.B, ku ne bodrum janë gjetur edhe 79.7 gram marihuan të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon.
Të gjitha provat materiale janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë. I dyshuari A.B është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit, ndërsa personi Sh.I është intervistuar si dëshmitar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër drogave dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimtaritë ilegale, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.
Kosovo Police destroys a drug dealing network of in Prishtina, One suspect arrested
Prishtina, 13ht of February 2025
Kosovo Police, respectively the Anti-Drug Unit in the Pristina Region, after operational investigations and information received about the suspected criminal activity of the person with the initials (A.B.), has successfully carried out a police operation in the Lagjja e Muhagjerëve, in which a vehicle and two people were detained.
During the search, 117.8 grams of marijuana in a single package and 24 small packages with 26 grams of marijuana ready for sale were found and confiscated from the suspect A.B. In the car of the second person, Sh.I., a small package with 1 gram of marijuana was found.
Following the order of the on duty Prosecutor, a search was also conducted in the apartment and basement of the suspect A.B., where 79.7 grams of marijuana divided into packages for sale, a digital scale, two packages with a phone and a telephone were found in the basement.
All material evidence was confiscated by the Regional Forensic Unit – Pristina. The suspect A.B. was detained for 48 hours by order of the Prosecutor, while the person Sh.I. was interviewed as a witness.
Kosovo Police remains committed to the fight against drugs and organized crime, taking appropriate measures to prevent and punish illegal activities, as well as bringing all persons involved before the justice authorities.