Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës gjeti dhe konfiskoi 5800 kg mjaltë të kontrabanduar

Prishtinë, më 13 nëntor 2023
Policia e Kosovës, në këtë rast njësitet e hetuesisë të policisë kufitare vazhdojnë me luftën kundër kontrabandës, ku sot me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës, kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar:
•5800 x 1L kavanoza me mjaltë = 5800 kg
Mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.
Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje