Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trajnimeve të PK-së, me përkrahjen e UNWOMEN, nga 16-18 mars 2022, ka organizuar aktivitetin në fazat e implementimit të pilot Projektit “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”. Hartimi dhe zbatimi i doracakut, i cili u lansua në janar të vitit 2021 është përkrahur nga organizatat UN WOMEN, UNODC dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police (IAWP)

Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trajnimeve të PK-së, me përkrahjen e UNWOMEN, nga 16-18 mars 2022, ka organizuar aktivitetin në fazat e implementimit të pilot Projektit “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”. Hartimi dhe zbatimi i doracakut, i cili u lansua në janar të vitit 2021 është përkrahur nga organizatat UN WOMEN, UNODC dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police (IAWP).
Doracaku synon t’u sigurojë zyrtareve policor njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, metodologjitë e trajnimit, udhëzimet praktike, si dhe praktikat e mira, boshllëqet dhe mësimet e nxjerra nga vende të ndryshme, mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës.
Kosova është një nga 22 vendet e përzgjedhura dhe aktualisht është duke prirë në procesin e zbatimit të këtij pilot projekti, si një nga vendet e para që ka filluar punën me një doracak ekspertësh në drejtimin e zhvillimit të procesit. Ky projekt aktualisht është duke u pilotuar në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës dhe në Stacionin Policor Veriu – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit.
Në proces të zhvillimit të pilot projektit janë realizuar trajnimet nga ekspertja ndërkombëtare në fushën e sigurisë znj. Jane Townsley me temën ‘ Reaguesit e parë në rastet e dhunës në baza gjinore si dhe’ Trajnimi i trajnerëve të reagueseve të parë në rastet e dhunës në baza gjinore’.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me trajnime në kuadër të këtij aktiviteti edhe me pjesëtarë të tjerë të PK-së me qëllim të adresimit të çështjeve gjinore, të avancimit dhe promovimit të barazisë gjinore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje