Prishtinë, 4 shtator 2020
Policia e Kosovës në angazhimet e saj për parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca apo bimë narkotike, ka vazhduar implementimin e Planit Operativ ” Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020”. Veprime konkrete janë ndërmarr nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Perëndim (DRPK), ku së pari është bërë inqizimi me dron i terenit të dyshuar për kultivim të bimeve narkotike, pastaj është bërë identifikimi i vendit të inqizuar, dhe sot me datën 04.09.2020 Njësia e hetimeve rajonale të DRPK Perëndim gjatë implementimit të Planit Operativ në Koshare, janë gjetur dy (2) parcela me bimë narkotike Canabis Stativa të kultivuar.
Në një parcel janë afërsisht 170 fije (copë) dhe në pacelën e dytë janë mbi 75 fije (copë), të gjitha në gjatësi; 2 deri në 3 metra, ndërsa një parcel tjetër (e tretë) ishte në fazën e përgaditjes për kultivim (gropat e hapura për vazhdim të veprimit për kultivim)
Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njesia anti-drogë në Gjakovë, ku me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike i nënshtrohen procesit të shkatërrimit (djegies).
Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj po vazhdon me realizimin e planeve operacionale në funksion të luftimit të kësaj dukurie negative dhe ndermarrjen e veprimeve sipas ligjeve në fuqi.
Në bashkëngjitje gjeni disa foto të rastit.