Prishtinë, 17 shkurt 2022
Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Samedin Mehmeti, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore, me rastin e shënimit të manifestimit qëndror të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht drejtori Mehmeti, iu uron të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve të policisë,14 vjetorin ditën e Pavarësisë së Kosovës.