Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me Policinë Kufitare sot, 19.10.2020 në shenjë të shënimit të ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e cila fillon me 18 tetor, përmes sensibilizimit të brendshëm dhe të jashtëm për mënyrën e referimit të rasteve që kanë të bëjnë me veprën e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka shpërndarë materiale që i dedikohen:
– Kartela me indikator që bëjnë dallimin në mes të Kontrabandimit dhe Trafikimit me Njerëz për zyrtar policor (versioni në shqip dhe serbisht),
-Broshurat informuese për qytetarë në aspekt të njohjes së formave të veprës penale të TQNJ-se dhe referimit të rasteve ( versioni në shqip dhe serbisht).
Materialet sensibilizuese janë shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitare të Republikës së Kosovës që lidhet me vendet fqinje.