Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim me rastin e festave të fund vitit lansoi projektin ‘Të Festojmë së Bashku’ duke shpërndarë pako dhurata për vitin e ri në të gjitha drejtorit rajonale të Policisë së Kosovës

Prishtinë 23 dhjetor 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim me rastin e festave të fund vitit lansoi projektin “ Të Festojmë së Bashku” duke shpërndarë pako dhurata për vitin e ri në të gjitha drejtorit rajonale të Policisë së Kosovës.
Për të qenë sa më afër fëmijëve dhe për ti sjell atyre sado pak buzëqeshje Policia e Kosovës më datën 23.12.2022 ka filluar shpërndarjen e dhuratave për fëmijët.
Pakot e dhuratave janë shpërndarë për fëmijët bonjak në SOS fshatra, fëmijët me Down Syndrome, autizëm, fëmijët të cilët festat e fund vitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve, fëmijëve të policëve të rënë në detyrë dhe fëmijëve të tjerë për të cilët Policia ka menduar se një dhuratë simbolike do të ishte një gëzim sado i vogël në këto ditë festive duke ju dëshiruar shëndet e shumë të mira në jetën e tyre.
Shpërndarja e dhuratave për fëmijët është mundësia më e mirë që t’ju tregojmë se Policia e Kosovës përveç kujdesit për sigurinë e tyre mendon edhe për gëzimin dhe lumturin e tyre.
Urojmë që viti që vjen të sjell shëndet, gëzim dhe realizimin e ëndrrave për çdo fëmijë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje