Prishtinë 08 prill 2020,
Policia e Kosovës (PK), me organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, edhe në këtë situatë pandemie po e mbështetë fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga Qendra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Kësaj fushate për dhurimin vullnetar të gjakut i janë përgjigjur pjesëtarë të shumtë të PK-së, veçanërisht njësitë e specializuara të PK-së.
Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve të vendit, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish, po tregon përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer ndaj qytetarëve dhe vendit.