Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, bazuar në projektin e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, organizuan disa aktivitetet të përbashkëta për nder të kësaj dite.

Prishtinë, 01 qershor 2022

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhe prezantimi i disa njësive policore si dhe organizimi i lojës së basketbollit për femra dhe meshkuj në mes të Policisë së Kosovës dhe Federatës së Basketbollit.
Për të përkrahur, mbështetur këto aktivitete dhe për ta uruar festën fëmijëve, morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, presidenti Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi dhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Arben Fetahu të cilët ndan kupën dhe medalje për pjesëmarrësit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje