Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve dhe armës – Policija Kosova je uhapsila osumnjičenog za posedovanje narkotika i oružja

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për posedim të narkotikëve dhe armës
Prishtinë, më 9 qershor 2023
Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Me datën 9 qershor 2023 njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren nën asistencë të NjRSh-së dhe Njësisë së Forenzikës, pas një pune intensive hetimore disamujore, me urdhër-kontrollin nga gjykata kompetente, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale si:
• një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 10 gramë,
• dy (2) rollne,
• dy (2) mulli për bluarje,
• një (1) pako me rizlla,
• një (1) pushkë ajrore,
• një (1) kuti metali me fishekë,
• një (1) kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë,
• një (1) peshore digjitale,
• një (1) palë gërshërë dhe foli najloni;
• një (1) DVR,
• një (1) motoçikletë,
• një (1) telefon mobil.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar me iniciale L. K. viti i lindjes 1999, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë, në ndërkohë që njësitë përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.
Policija Kosova je uhapsila osumnjičenog za posedovanje narkotika i oružja
Priština, 09 jun 2023
Policija Kosova, odnosno policijske jedinice Direkcije za Istragu Krijumčarenja Narkoticima u Prizrenu, uhapsile su lice osumnjičeno za krivično delo „neovlašćena kupovina, držanje, stavljanje u promet i prodaja opojnih droga, psihotropnih i sličnih supstanci“ i “vlasništvo, kontrola ili neovlašćeno posedovanje oružja”.
Policijske jedinice Direkcije za Istragu Krijumčarenja Narkoticima – Prizren su 9. juna 2023. godine, uz pomoć JBR i Jedinice Forenzike, nakon višemesečnog intenzivnog istražnog rada, uz naredbu nadležnog suda o kontroli, izvršile su pretres dve različite lokacije gde su kao rezultat pronađeni i oduzeti materijalni dokazi kao:
• jedna (1) staklena tegla sa sumnjivom narkotičkom supstancom tipa marihuane težine: 10 grama,
• dve (2) rolne,
• dva (2) mlina za mlevenje,
• jedno (1) pakovanje rizla,
• jedna (1) vazdušna puška,
• jedna (1) metalna kutija sa metkovima,
• jednu (1) staklenu teglu sa 27 odvojenih kesa, napunjenih sumnjivom narkotičkom supstancom tipa kokain ukupne težine 18,36 grama,
• jedna (1) digitalna vaga,
• jedan (1) par makaza i najlonski konac;
• jedan (1) DVR,
• jedan (1) motocikl,
• jedan (1) mobilni telefon.
U vezi sa ovim slučajem, uhapšen je osumnjičeni muškarac kosovskog državljanstva sa inicijalima L. K., rođen 1999. godine, koji je nakon saslušanja, odlukom nadležnog tužioca, zadržan u pritvoru od 48 sati, dok su nadležne policijske jedinice preduzele sve neophodne radnje na dalje istražne postupke.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje