Prishtinë, më 20 janar 2021
Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, duke u mbështetur në hetime paraprake, sot më, 20.01.2021, ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar. Personi kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it.
Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë. I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’. I arrestuari është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara për rastet e tilla.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, luftimin e dukurive kriminale , POR edhe e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit policor me organizata policore si INTERPOL-in në këtë rast.