Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për Marrje ryshfeti dhe Mashtrim – Policija Kosova je uhapsila osobu osumnjičenu za primanje mita i prevaru

Prishtinë, më 11 maj 2023

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuarit (m) me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji Dhjetor 2022 deri në muajin Mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (f) dhe bashkëshorti i saj njëmijë e dyqind (1200)Euro, duke i premtuar se do ta pajis me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar”.
Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Priština, 11 maj 2023

Direkcija za Istragu Privrednog Kriminala i Korupcije, odnosno Regionalna Jedinica za Istragu Privrednog Kriminala i Korupcije u Uroševcu, nakon sprovođenja istrage već duže vreme, uspela je da obezbedi relevantne dokaze da je osumnjičeni (m) na poziciji sekretara srednje tehničke škole, tokom kontinuiranog obavljanja dužnosti, od Decembra 2022. do Marta 2023. godine, primio je/uzeo mito od žrtve (ž) i njenog supruga u iznosu od hiljadu dvesta (1200) evra, obećavajući da će mu obezbediti diplomu srednje škole, pošto je predmetna škola tu mogućnost ponudila programom pod nazivom „Ubrzano Učenje“.
Danas, dana 11.05.2023, bilo je moguće osigurati prisustvo osumnjičenog koji će biti saslušan. Nakon obavljenog razgovora i analize svih dokaza, konstatovano je da postoji osnovana sumnja da je osumnjičeni počinio krivična dela „Primanje mita” i „Prevara” prema Krivičnom Zakoniku RKS-a.
Sve istražne radnje usaglašene su sa nadležnim tužiocem, gdje je osumnjičenom, nakon obavljenog razgovora u prisustvu branioca, rešenjem tužioca određeno zadržavanje do 48 sati radi daljeg istražnog postupka.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje