Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston një person për falsifikim dokumenti

Prishtinë, 12 shtator 2024
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, në vazhdën e kryerjes së detyrave zyrtare sipas kompetencës dhe autorizimeve ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas një pune operative dhe hetimore, ka grumbulluar dëshmi për një person të dyshuar mashkull i cili dyshohet se kishte siguruar dhe përdorur patentë shofer të Republikës së Kosovës që dyshohet se është i falsifikuar.
Lidhur me rastin, patentë shoferi është sekuestruar nga i dyshuari dhe nga departamenti për patentë shoferë është vërtetuar se i njëjti nuk është lëshuar nga institucioni përkatës.
Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore, i dyshuari ka pranuar se këtë patentë shofer të falsifikuar e kishte pranuar nga një person i panjohur dhe se kishte paguar një shumë parash për ta siguruar patentën.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale:
• “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 390 i KPRK-ës.
Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje