Me datë 20.06.2024 në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është bërë evidentimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti i është nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore.