Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre (3) tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё.
Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.
Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё M57
• njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
• pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
• dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
• njё mjet i mprehtë (brisk).
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.