Prishtinë, më 13 nëntor 2023
Njësitet policore kufitare të Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale dhe dukurive tjera të paligjshme, po vazhdojnë me patrullime preventive në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Më datën 13.11.2023 në ora 15:32, njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara.
Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974) m/k, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një (01) pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,
• Një (01)pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,
• Dy (02) kartela të shoqatës së gjuetarëve,
• Një (01) Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,
• Një (01)Brisk dhe,
• Një (01) Uniformë
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.