Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës apelon për kujdes më të shtuar për pjesëmarrësit në trafik

Prishtinë, 29 Mars 2022
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës gjegjësisht Njësia për Kontrollin e Autostradave e mbështetur nga njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në vazhdim të implementimit të planeve operative aktive si “Siguria në trafikun rrugor” & ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”, gjatë një jave (21-27.03.2022) ka shqiptuar 1432 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, ka konfiskuar 7 automjete për ndalje të parregullt në autostradë, ka larguar nga trafiku 8 automjete të tjera, ka konfiskuar përkohësisht 15 targa të automjeteve të paregjistruara, ka identifikuar 8 kundërvajtës duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit si dhe 15 shoferëve iu është shqiptuar masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit nga 3 muaj deri 1 vit.
Njësia për Kontrollin e Autostradave gjatë patrullimit në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova” ne afërsi të hyrje daljes Trudë ka identifikuar dy automjete transportuese duke hedhë mbeturina ne afërsi të autostradës. Patrulla ne fjale ka gjobitur qytetaret për hedhje të mbeturinave, gjithashtu janë njoftuar njësitë përkatëse përshirë edhe inspektorët nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët kanë dale ne vendin e ngjarjes dhe janë marrë me procedurat e mëtejme.
Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje