Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës apelon për kujdes më të shtuar për pjesëmarrësit në trafik

Prishtinë, 07 Tetor 2021
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik, pasi që nga të reshurat atmosferike, zvogëlohet dukshmëria dhe paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor.
Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje