Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30.000€

Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30.000€
Prishtinë, më 21 maj 2024
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacioneve në zonën kufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.
Me datën 21.05.2024 njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer. Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim:
• sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra,
• filtera Grande rreth 70000 copë,
• filterë Gentelmen rreth 450000 copë,
• kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg,
• 28 palë këpucë,
• 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe
• 2 pasqyra.
Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës.
Kosovo Police and Customs prevent a case of smuggling in goods worth about 30.000 €
Prishtinë, May 21, 2024
Kosovo Police in cooperation with the Kosovo Customs, during the implementation of measures to prevent and combat illegal activities and smuggling, as a result of the intensification of tactical controls and operations in the border area, prevented a case of smuggling in goods.
On 21.05.2024, the aforementioned unit, in the North Macedonia-Kosovo border zone, detained a male suspect who was driving a van with local license plates without a driver’s license. During the inspection, it was observed that the suspect was carrying several packages with different goods as follows:
• “Takovo” syrup about 900 litters,
• Grande filters about 70,000 pieces,
• Gentlemen filters about 450,000 pieces,
• glass jars with honey in the amount of about 1200 kg,
• 28 pairs of shoes,
• 2 movable chairs with tracking devices and
• 2 mirrors.
The above-mentioned goods suspected of being smuggled according to the market value reach the amount of around €30,000. Regarding the case, all actions were taken in cooperation with the prosecutor’s office, where by order of the prosecutor, the suspect is detained for 48 hours, while the smuggled goods and the vehicle are seized and sent to the relevant customs terminal.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje