Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia asiston inspektorët e AVUK-ut, inspektohen lokalet ne zonën e Pejës

Pejë, 07 shtator 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë me datë 06.09.2021, duke filluar nga 19:30, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë Pejë.
Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tridhjetë e pesë (35) lokale në këtë zonë.
Gjatë këtij plani të inspektimit janë shqiptuar tri (3) gjoba, prej tyre një (1) ndaj personit juridik dhe dy (2) ndaj personave fizik.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje