Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.
Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar gjashtëdhjetë e një (61) lokale në këtë zonë.
Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizik.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.