Policia e Kosovës, është duke vazhduar së zbatuari detyrat që dalin nga UO “Goditja”. Gjatë një jave (08-14 gusht 2023), policia ka shtuar aktivitetet e saja kryesisht në zonat urbane me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin.
Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim:
· Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alool-test,
· Janë kontrolluar 16916 automjete,
· Janë kontrolluar 270 lokale,
· Janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
· Janë konfiskuar 37 armë.
Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.