Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Planifikimi i aktiviteteve Operacionale sipas planit ROADPOL – Pan Europian 2023.

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës konkretisht Njësia për Kontrollin e Autostradave, në vazhdim të implementimit të Planit Operativ ,,Mjetet e transportit të mallrave dhe të udhëtareve -Kamion & Autobus“ nga data 06.11.2023 deri me datën 12.11.2023 ka organizuar pika kontrolli ku gjatë kontrollit të mjeteve transportuese ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë shqiptuar 153 tiketa trafiku për kundërvajtje te ndryshme , 25 (Njëzet e pese) prej tyre për personat juridike.
Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje