Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, së fundmi ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’Transporti publik dhe i mallarave’’.
Në kuadër të këtij aktiviteti, që nga data 19-21/05/2023 policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa automjete të trasportit publik të udhetarëve dhe automjete të trapsortit të mallrave dhe për shkak parregullësive në automjete dhe dokumente, policia ka shqiptuar 20 gjoba kundërvajtëse.
Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.
Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të transportit publik të udhëtarëve dhe drejtuesit e automjeteve të transportit të mallrave, ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt.