Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani operativ ‘’Skuteri’’

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, dje ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri.
Në kuadër të këtij aktiviteti me datën 24.05.2023 policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullësive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:
• Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 8 gjoba
• Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, 2 gjoba
• Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 2 gjoba
• Motoçikleta të konfiskuara, 4
Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.
Apelojmë tek motoçiklistët që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje