Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani operativ “Siguria në trafik 2021”

Gjilan , 22 korrik 2021.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”, sot me 23 korrik 2021 në orët e paradites kanë vazhdu me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan- Ferizaj,punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Në kuadër të këtij plani bashkë me oficerët e trafikut rajonal kanë asisutar edhe Njësitet e specializuara me kontrolle përmes DRON-it.
Vëzhgimi i rrjedhës së komunikacionit dhe qarkullimi i veturave në rrugët nacionale për mes DRON-it po ndihmon në identifikimine e kundërvajtësve që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes, kryesisht “tejkalimi në vijë të plotë, tejkalimi i kolonës së disa veturave, tejkalimi në udhëkryqe apo në vende me dukshmëri të zvogluar”.
Efekti i punës përmes kontrolleve me DRON, kjart po duket se është i dobishëm dhe ndjeshëm ka ndiku që të kemi më pak aksidente në rrugët nacionale.
Vlenë të ceket se gjatë njëzet e katër orëve të fundit janë shqipëtuar gjithësejt nëntëdhjet e tri (93) gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e pesë patentë shoferve në raste të kjndërvajtjeve të ndryshme si “tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut”, etj.
“Plicia e Kosovës njësitet e Trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit dhe gjithë pjesmarrsit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje