Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani operativ ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia ka nisur së zbatuari një plan operativ i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’ që ka filluar nga data 14.09.2021.
Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po reazlizohet në bashkupunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt .
Një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë , duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë. Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia për periudhën 14.09.2021 deri më sot ka shqiptuar:
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 390 gjoba
– Mos përdorimin e brezit të sigurisë 175 gjoba
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 121 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 25 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 34 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 75 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër , 58 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,623 gjoba
– Gjithsej , 1501 gjoba
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara si në plan, deri me datën 30.09.20201 , me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje