Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plani operativ ‘’25 vjetori i vendosjes së Bondsteel ’’

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in amerikan, policia rajonale e Ferizajt me datën 09.06.2024 me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së kampit ushtarak në Sojevë të Ferizajt ka realizuar planin operativ ‘’ 25 vjetori i vendosjes së Bondsteel’’. Disa njësi të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, të mbështetura edhe nga njësi tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kanë qenë të angazhuara dhe të caktuara në detyra të përbashkëta me policinë ushtarake të KFOR-it në perimetrin e jashtëm dhe brenda kampit ushtarak për mbarëvajtjen e manifestimit, ku për nderë të kësaj dite të ftuar ishin personalitete të larta të shtetit dhe shumë qytetarë.
Policët e caktuar në këtë plan ishin në nivelin më të lartë dhe profesional të kryerjes së detyrave, shih për këtë drejtori rajonal i policisë, Nënkoloneli Faton Pllana në shenjë mirënjohje dhe për gatishmërinë pranoi letër falënderimi ‘’ Çmimi i komandantëve për shërbim publik’’, që iu nda nga Departamenti i Ushtrisë.
Policia Rajonale e Ferizajt është e përkushtuar të ofrojë mbështetje dhe përkrahje policore për të gjithë mekanizmat ndërkombëtare e vendore, sa herë që paraqitet nevoja.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje