Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plagosje me armë zjarri

 Deçan, 11.06.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni policor në Deçan,më datë 10.06.2014 rreth orës 21:20 ka pranuar informatën për një rast plagosje nga nje predhë qorre të një personi në fshatin Dashinoc.Viktima I.B. (1972) fillimishtë ishte sjellur në QMF Deçan nga të afërmit e tij dhe më pas në Emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për ti afruar ndihmën adekuate mjekësore.Viktima ka pësuar lendime në pjesen e gjoksit dhe kokës ku sipas pohimit të mjekëve lendimi dyshohet te jet plagosje nga nje predhë e armës së zjarrit dhe se trajtimet mjeksore nga mjeket jan duke vazhduar dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë.Njësite reaguese policore menjëherë pas marrjes së informacionit janë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se përderisa viktima ishte duke pire kafe ne oborrin e deshmitarit K/Shqiptar ( mikut të tij ) është plagosur nga nje plumb qorr.Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit për ketë rast dhe hetuesit në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për të identifikuar dhe arrestuar kryesit mundshëm te kësaj vepre.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje