Korishë, 13 tetor
Në orët e pasdites, policia nëPrizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një qytetar ishtesjell për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal për shkak të plagës së shkaktuarnga arma e zjarrit. Hetues policorë pasi kanë shkuar në spital janë informuarnga mjekët për lëndimin dhe për gjendjen shëndetësore të personit të plagosur icili në ato momente ndodhej në sallën operative. Një dëshmitar i rastit e kanjoftuar policinë për rrethanat e rastit. Sipas tij, i dyshuari me disa tëtjerë kanë dalë për gjah në malet e Kabashit dhe në rrethana ende të pasqaruaraështë vetë plagosur në bark me pushkë gjahu. Policia ka kryer hetime dhe e kasekuestruar një pushkë gjahu italiane me katër gëzhoja. Është informuarprokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet si shkaktim irrezikut të përgjithshëm dhe të procedohet me procedurë të rregullt.