Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Mamushë

Sot me datën 11.12.2024 në një ceremoni solemne u bë përurimi i objektit të ri të Stacionit Policor në Komunën e Mamushës, ku të pranishëm ishin ministri i Zhvillimit Rajonal z. Damka, drejtori i Përgjithshëm kolonel Hoxha, kryetari i Komunës z. Krasniq, eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Përurimin e objektit të ri e bënë: ministri Damka, drejtori i Përgjithshëm kolonel Hoxha, drejtori i Drejtorisë Rajonale Prizren si dhe kryetari i Komunës së Mamushës. Për përkushtimin profesionalizmin si dhe mbështetjen gjatë projektit, Kolonel Hoxha ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës z. Krasniq, Komandantin e Stacionit në Mamushë Toger Orqusha si mbikëqyrësen e projektit, znj Latifi.
Objekti i ri i Stacionit Policor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të një sigurie dhe shërbimi sa më efikas në këtë rajon, në veçanti për banorët e Komunës së Mamushës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje