Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Personat e dyshuar për “zjarrvenie-n” e shkaktuar muajin e kaluar në Babush të Ferizajt, dergohen para organeve të drejtësisë

Prishtinë, 22 gusht 2020
Ju informojmë se me datë 06.07.2020, në fshatin Babush-Ferizaj në ora 05:03 minuta është shkaktuar një rast i emëruar sipas kodit penal të RKS-së “Zjarrvënia” ku si pasojë e këtij zjarri janë dëmtuar një objekt (lokal) dhe (4) katër shtëpi që kanë qenë të ndërtuara mbi këtë objekt. Dëmi material i shkaktuar si pasojë e zjarrit është vlerësuar të jet shumë i madh.
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë ndermarr veprime profesionale policore në drejtim të mbledhjes së dëshmive relevante dhe hetimin e rastit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të involvuar në këtë incident kriminal.
Pas realizimit të masave intenzive hetimore dhe ndermarjen e procedurave ligjore, është ngritur dyshim i bazuar lidhur me përfshirjen e disa personave të dyshuar në kryerjen e kësaj vepre dhe me datë 20.08.2020, me urdhëresë të gjykatës kompetent në Ferizaj, është realizuar një bastisje/kontroll në fshatin Grashticë të Prishtinës, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit me që rast janë janë siguruar edhe prova relevante lidhur me rastin. Lidhur me veprimet policore është informuar edhe Drejtoria rajonale të Policisë në Prishtinë.
Tre të dyshuar deri më tani dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdher të Gjykatës kompetente janë derguar në paraburgim prej 30 ditësh për procedura të më tejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe zbulimin e veprave penale të të gjitha llojeve, përderisa veprime ligjore do të ndermerren në vazhdimësi ndaj secilit kryes të këtyre veprimeve të kunderligjshme
Në vijim( bashëngjitur) gjeni edhe disa foto lidhur me rastin e ralizimit të operacionit policor dhe konfiskimin e dëshmive, armëve dhe municionit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje