Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Personalitetet e larta shtetërore morën pjesë në aktivitetet e mbajtura me rastin e 25 vjetorit të PK-së

Prishtinë, 04 shtator 2024
Sot, me datën 04.09.2024, kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha, zëvendësministri Blerim Gashani dhe stafi i lartë menaxhues, morën pjesë në aktivitetet e ndryshme përfshirë ato policore, të cilat u mbajtën në vazhdën e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Aktivitetet u mbajtën në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, të udhëhequra nga Divizioni i Policimit në Bashkësi, në të cilën morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme e fëmijë të policëve të rënë në detyrë, ku patën rastin të takohen me personalitetet e larta shtetërore, me eprorë të lartë të PK-së si dhe të takojnë njësi të ndryshme policore, si: Njësinë e Dronëve dhe Antidronëve, Njësinë K-9 dhe Njësinë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese.
Fëmijët kanë marshuar së bashku me njësi të ndryshme të Policisë nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, përfshirë raportimin e marshimit të paradës nga djali i heroit kombëtar rreshter Afrim Bunjaku si dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Divizionit të Policimit në Bashkësi nënkolonel Zylfije Dema mbajtën nga një fjalim përshëndetës për fëmijë dhe të pranishmit.
Personalitetet e larta shtetërore i uruan drejtorit të përgjithshëm kolonel Hoxhës dhe gjithë të pranishmëve 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës.
Ceremonia qendrore e PK-së do të mbahet në ditën e themelimit, me 6 shtator.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje